14 Mars, 2022

Ylli i ‘SNL’ Pete Davidson do të shkojë në hapësirë ​​në fluturimin e ardhshëm me Blue Origin


Prej disa ditësh, Pete Davidson partneri i Kim Kardashian ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se së shpejti do të niset për një udhëtim në hapësirë.

Gjatë ditës së sotme, Blue Origin ka lajmëruar se ylli i “Saturday Night Live” do të niset për fluturim më datë 23 Mars i shoqëruar nga investitori Marty Allen dhe themeluesja e SpaceKids Global Sharon Hagle, bashkëshorti i saj Marc Hagle, mësuesi i Universitetit të Karolinës së Veriut Jim Kitchen dhe presidenti i Commercial Space Technologies Dr. George Nield.

Fluturim ky  planifikuar të nisë në orën 08:30 të mëngjesit.

Secili nga antarët e ekuipazhit në fluturim do të mbajë me vete një kartolinë në emër të fondacionit të Blue Origin, Club for the Future, programi i të cilit Kartolina në Hapësirë ​​u jep studentëve akses në hapësirë ​​në raketat e Blue Origin për të frymëzuar brezat e rinj për të ndjekur karrierën në STEM.

Davidson po ndjek gjurmët e të famshmëve të mëparshëm që kanë marrë fluturimet e Blue Origin në hapësirë, duke përfshirë William Shatner dhe Michael Strahan.

Prestigjozja e njohur “People’ raportoi para dy javësh se komediani kishte qenë në diskutime për të fluturuar në bordin e një prej raketave të “Blue Origin”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al