10 Mars, 2022

Ylli i “Spiderman”, Alfred Molina, puthet në buzë me Andrew Rannells në tapetin e kuq ndërkohë që pranë aktorit ndodhej dhe gruaja e tij


Alfred Molina dhe Andrew Rannells kanë shkëmbyer një puthje në buzë në tapetin e kuq të ‘Guild Designers Awards’.

Aktori, 68 vjeç, puthi yllin e teatrit, homoseksual, 43 vjeç, para kamerave në eventin në Santa Monica, ku e pranishme ishte edhe gruaja e tij Jennifer Lee.

Megjithëse nuk ka asgjë për të aluduar që Alfredi dhe Andrew kanë diçka mes njëri-tjetrit, dyshja u shfaqën para kamerave teksa u mblodhën në tapetin e kuq përpara se Rannells, të puthte Molinën, në faqe.

Alfredi u shfaq shumë elegant me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë ndërsa pozoi në tapetin e kuq më vonë me gruan e tij, e cila kishte veshur një fustan të zi red velvet.

Aktori dhe Jennifer u martuan gushtin e kaluar pak më shumë se një vit pasi gruaja e parë e Alfredit, aktorja angleze Jill Gascoine, vdiq nga sëmundja e Alzheimerit në prill 2020.

Ai doli publikisht me romancën e tij me Jennifer në nëntor 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al