Për rregullimin e kolesterolit të lartë tek personat me vlera anormalisht të larta, zgjidhja ndoshta nuk është vetëm kufizimi i yndyrës së ngopur, por edhe i një kategorie tjetër.
Deri më tani, udhëzimi kryesor për pacientët me hiperkolesterolemi familjare ishte shmangia e ngrënies së yndyrave të ngopura në mënyrë që të mbanin kolesterolin në nivele më të ulëta, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Megjithatë, gjetjet e një studimi të ri të publikuar në BMJ Evidence-Based Medicine mund të sjellin një kthesë.
Hiperkolesterolemia familjare është një çrregullim gjenetik që rrit nivelin e kolesterolit 2 deri në 4 herë mbi mesataren. Në rekomandimet e agjencive shëndetësore si Shoqata Amerikane e Zemrës në lidhje me të ushqyerit, ushqimet me origjinë shtazore si mishi, vezët dhe djathi, si dhe vaji i kokosit, duhet të shmangen nga pacientët si përgjegjës për rritjen e kolesterolit.
Megjithatë, një ekip ndërkombëtar ekspertësh të ushqyerjes dhe shëndetit të zemrës, ku përfshihen pesë kardiologë, duke studiuar modelin dietik të pacientëve me gjendjen në fjalë, gjetën një lidhje interesante që nuk përfshin yndyrën.
Sipas udhëheqësit të studimit David Diamond, profesor dhe studiues i sëmundjeve të zemrës në Universitetin e Floridës Jugore, studimi tregoi se sheqernat dhe jo yndyrnat e ngopura, janë rreziku real për shëndetin e zemrës.
Sipas studiuesve, një dietë me pak karbohidrate është më efektive për njerëzit me rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, siç janë pacientët me mbipeshë, hipertension dhe diabetikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al