25 Dhjetor, 2017

Zaimina për herë të parë flet për babanë e vajzës së saj: Më trajton si mbretëreshë


Këngëtarja Zaimina Vasjari është në muajin e funit të shtatzënisë, ndërsa vetëm pak ditë më parë organizoi dhe një festë për vajzën e saj, Khloe.

Edhe pse për lidhjen e saj me partnerin, për më shumë se 10 vite, ajo nuk ka folur kurrë në publik, mediat kanë publikuar disa foto të tyre.

fdgdgfdg

Por duket se tashmë heshtja e nënës së ardhshme ka marrë fund, pasi përmes një postimi në Instagram ajo e ka falënderuar atë publikisht që e bëri nënë si dhe që e trajton si mbretëreshë.

“Të dua Khole ime. Ditën e parë që ndjeva rrahjet e zemrës tënde, ishte momenti më i bukur i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe me padurim pres të të mbaj në duar, të të dua dhe mbroj gjatë gjithë jetës sime. Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si princeshë, që më bën të ndihem kaq speciale përgjatë gjithë kësaj kohë magjike, dhe më e rëndësishmja, që po më bën nënë. Ky është muaji i fundit për pritjen tonë për ardhjen e engjëllit të vogël. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja. Faleminderit Zot për të gjitha’, ka shkruar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al