22 Mars, 2021

Zamira Kita rrëfen e përlotur humbjen e njeriut të dashur të familjes, tregon edhe raportin me partnerin dhe me vajzën


Zamira Kita është një ndër aktoret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi ka folur për një humbje të madhe në familje, atë të vëllait.

zamira kita (3)

Teksa ishte e ftuar tek emisioni “Dola te Ola” i “News24”, në ekranin në studio u shfaq një foto e vjetër bardh e zi, në të cilën shfaqeshin Zamira së bashku me motrën dhe me vëllain e ndjerë.

Vëllain e kam humbur tani së fundmi. Kam shumë emocion, kam shumë dhimbje, kam shumë mall. U bë një vit e pak që e kam humbur, shumë i ri. Ai pati një sëmundje në mëlçi dhe ndonëse luftoi shumë, nuk ia doli dot.

Ai vdiq në moshën 52-vjeç. Ka lënë dy fëmijë dhe ajo që është më e dhimbshme, ka lënë mamin me një brengë të madhe. Por është grua shumë më e fortë se unë edhe motra. Edhe motra po kalon një problematikë shëndetësore për shkak të vdekjes së vëllait”, tha e përlotur Kita.

zamira kita (5)

Në një foto tjetër sërish nga fëmijëria, shihej se Zamira dhe motra e saj, me flokë biodë e të shkurtër. Në këtë moment, ajo mori edhe një mesazh surprizë nga motra që e bëri të mos i mbante dot lotët.

E dashur Zamira! Të dërgoj këtë përshëndetje me mall, sepse u bë thuajse një vit nga pandemia që nuk jemi takuar. Të kam thënë gjithmonë, por dua të të them publikisht se je shumë e shtrenjtë për mua, veçanërisht tani që na mungon vëllai i vetëm.

Më ke mbështetur gjithë jetën dhe të falënderoj për këtë. Dhe unë do të jem në krahun tënd deri në fund. Ju përqafoj shumë ty dhe mamin”,- ishin fjalët e ndjera që e motra tha.

zamira kita (4)

Zamira është e martuar me Benin dhe kanë shumë vite që përjetojnë një histori shumë të bukur dashurie. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë edhe vajza e çiftit, Enira.

Aktorja tha se e bija është e talentuar dhe nga kjo anë i ka ngjarë asaj, ndërsa nga pamja e jashtme i ngjan bashkëshortit të saj.

zamira kita (1)

Unë nuk kam shumë merak, sepse kam një lidhje shumë të fortë me Enirën. Ajo më tregon çdo gjë, unë kuptoj shumë mirë karakterin e saj, kuptoj çdo gjë që ajo do, nuk më gënjen kurrë mua. Ndërsa Beni e ka këtë problem më shumë”,- tha Ermira për vajzën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al