Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP” gjatë ditës së sotme, pasi aktorja Egla Ceno kishte thyer rregullat dhe më pas janë dënuar të gjithë banorët.
Rikja ka lexuar përmbajtjen e zarfit, ku mësohet se Egla ka thyer një nga rregullat bazë, që ka të bëjë me mbajtjen e mikrofonit ndezur.
Pas këtij konstatimi “Big Brother” ka dënuar të gjithë banorët, duke i lënë me ujë të limituar dhe pa ngrohje në ambientet e jashtme të shtëpisë.
Rike: Siç ju e dini, rregullat e vëllai të madh duhet të respektohen nga të gjithë. Një nga rregullat bazë është që mikrofoni duhet të jetë ndezur, ky rregull është thyer vazhdimish nga Egla sot. Për këtë arsye vëllai i madh iu dënon të gjithëve duke pasur ujë të limituar dhe të qëndroni pa ngrohje jashtë deri në një njoftim të dytë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al