4 Mars, 2024

Zarf i zi/ Pas përleshjes fizike, “Vëllai i Madh” dënon Sarën dhe Françeskën. Cila do të eleminohet të martën nga “BBVIP”?


Një Zar i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, pas debatit të Sara Gjordenit dhe  Françeskës, i cili degradoi në përplasje fizike.

Modelja tentoi që ti mbyllë derën e banjos, teksa e shtyu brenda bashkë me veten për të shkuar në nominim ‘kokë më kokë’.

Nga ana tjetër edhe Françeska i është ‘kundërpërgjigjur’ duke e shtyrë Sarën, në mënyrë që të mos përfundonin brenda të dyja.

Në Zarfin e Zi “Vëllai i Madh” ka lajmëruar se ka anuluar televotimin që u hap gjatë primet të së shtunës (2 mars), duke thënë që do biedojë me banorët këtë të martë.

Mesa duket Françeska dhe Sara janë të rrezikuara që të shkojnë në një nominimn “kokë ë kokë” për debatin e tyre të fortë, ndërsa nuk dihet se cila nga dy vajzat mund të jetë më e rrezikuar që të eliminohet përfundimisht nga shtëpia e “BBVIP”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al