Një tjetër dëshmi e fortë ka ardhur nga gjyqi Johnny Depp-Amber Heard në senacën e fundit pasi ka folur ish-agjentit i tyre Christian Carino. Ky i fundit ka deklaruar se Amber Heard ishte në një lidhje me Elon Musk ndërkohë që përpiqej të pajtohej me Johnny Depp.
Amber është paditur nga Depp për 50 milion dollarë (38.2 milion £) pasi pretendon se i dëmtoi karrierën dhe repotacionin me shkrimin e saj në “Washington Post” të vitit 2018. Edhe pse ajo nuk e përmendi emrin e tij, Amber shkruante se ishte viktimë e akuzimit në familje.
Marino dëshmoi se ai mendonte se pretendimet e Heard kishin bërë që Depp të humbiste punën, por nuk e lidhi këtë drejtpërdrejt me shkrimin. Ai shpjegoi miqësinë e tij me çiftin dhe tha se nxiti një takim mes tyre dy muaj pasi Heard paraqiti një urdhër ndalimi kundër Depp.
Carino tha gjithashtu se Heard po takohej me Elon Musk gjatë kohës që ajo po përpiqej të pajtohej me ish-in e saj dhe ai e kishte këshilluar që të takohej me burra të famshëm do të thoshte se gjërat do të ishin publike. Sipas tij, bëhet fjalë për rreth dy muaj pasi Heard kishte bërë akuza kundër Depp për dhunë në familje dhe ata ishin ndarë.
“Më the një mijë herë se thjesht po kaloje kohën,” i shkroi Carino një mesazh Amber Heard referuar lidhjes me Elon Musk në vitin 2017. “Ti nuk ishe e dashuruar me të”. Duke kërkuar këshillën e Carino-s për Johnny Depp, Heard shkroi me mesazh: “Zot, më mungon.” Carino në një moment i shkruante: “Nëse nuk të pëlqen që jeta jote personale të jetë në shtyp, mos dil me burra të famshëm. Ti mund ta ndalosh këtë nëse nuk del me njerëz të famshëm.”
Agjenti dëshmoi gjithashtu se ai kurrë nuk e kishte parë Johnny Depp të abuzonte me Heard ose të kishte parë lëndime te ajo, por theksoi se akuzat e saj kishin ndikuar negativisht në karrierën e tij.
Po ashtu kanë dëshmuar edhe dy oficerë policie që morën një telefonatë për dhunë në familje nga apartamenti ti çiftit në maj 2016. Ata thanë se nuk gjetën prova dhe se Heard ishte “jo bashkëpunuese”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al