10 Tetor, 2024

Zbulime të reja nga festat e Diddy-t/ Dukej si një kafshë e egër, trupi i dridhej tha një burim teksa përshkruante reperin e droguar


Një nga viktimat e “Sean Diddy Combs” përshkroi sjelljen e reperit kur ai ishte nën ndikimin e drogës në festat e tij legjendare.

Reperi 54-vjeçar është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn që nga 17 shtatori, duke u deklaruar i pafajshëm për akuzat federale se ai përdori “fuqinë dhe famën” e tij për të detyruar gratë për akte seksuale nën ndikimin e drogës, në festat që u quajtën ‘Freak Offs’.

Diddy ka mohuar çdo keqbërje dhe është mbrojtur, ndërsa qindra viktima të supozuara kanë ngritur tashmë padi kundër tij, duke përfshirë akuzat për abuzim seksual.

Akuzat e gjera kundër tij shqyrtohen në podkastin e ri të “Daily Mail”  ‘The Trial of Diddy’, i cili përmban dëshmi nga viktimat dhe ish-bashkëpunëtorët.

Një viktimë, e cila nuk donte të përmendej publikisht, tha këtë për Diddy: “Një herë ai zbriti nga dhoma e tij dhe u habita sepse dukej si një kafshë e egër. Unë as nuk mund ta njihja atë. Venat i kërcenin dhe trupi i dridhej në mënyrë të frikshme. Më trembi shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al