Ka filluar faza e parë e edicionit të 19-të “Kënga Magjike”. Artistët prezantojnë këngët e tyre pjesëmarrëse tek “E Diela Shqiptare” , ku sikundër vitin e kaluar është një juri profesioniste nga fusha të ndryshme të artit që bën selektimin e këngëve që do të jenë pjesëmarrëse në festivalin e muzikës shqiptare, i cili këtë vit do të startojë edicionin e 19-të.
Sigurisht që prezantuesi i pandryshueshëm i këtij spektakli është Ardit Gjebrea, i cili për të 19-të vit radhazi vjen edhe në kostumin e producentit të spektaklit.
Por nëse më parë nuk e kemi ditur se cilët do ishin prezantuesit , tanimë kemi një të dhënë reale për ta.
Gjatë programit të djeshëm “E Diela Shqiptare” Ardit Gjebrea ka zbuluar se pranë tij do të jenë dy aktorët e humorit Erion Isai dhe Besart Kallaku. Do të jenë të tre, bashkëprezantues!
Pasi aktorët e njohur të humorit kanë qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” Arditi ka zbuluar se ata do të jenë pjesë e “Kënga Magjike”. Ai shkruan se me ta nuk mbahet dot e qeshura, dhe po kështu edhe Erioni e Besi kanë konfirmuar lajmin në profilet përkatëse në rrjetet sociale. Do të kemi një festival plot të qeshura këtë vit!/Panorama Plus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al