21 Prill, 2022

Zbulohen të tjera detaje nga arrestimi i ASAP Rocky, ja vendimi që u mor ndaj tij


ASAP Rocky u kap plotësisht i papërgatitur nga policët kur ata u shfaqën në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit dhe e vunë në pranga teksa Rihanna ka mbetur po aq e tronditur.

Burimet pranë policisë i kanë thënë TMZ se zgjodhën mos të lajmëronin Rocky për ndalimin ndonëse kishin më shumë se një javë duke u përgatitur. Ekziston një procedurë shumë e zakonshme që Departamenti i Policisë së Los Angeles dhe agjenci të tjera përdorin kur arrestojnë një të dyshuar- dorëzimi vullnetar. Policët zakonisht thërrasin avokatin e të dyshuarit në mënyrë që i dyshuari të dorëzohet pa zhurmë. Kjo nuk ndodhi në rastin e reperit.

Rocky thuhet se ka qenë nën hetim për përfshirjen e tij në një sulm me armë në nëntor të vitit të kaluar. Kjo është edhe arsyeja pse policia nuk e paralajmëroi  Rocky-n pasi pretendonte të gjente armën e përdorur. Policët besojnë se A$AP qëlloi një burrë në dorë në Hollywood gjatë një sherri. Nëse artisti do ishte në dijeni ai mund ta fshehte armën andaj forcat e policisë koordinuan arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së tij.

Të paktën 10 policë po prisnin Rocky-n kur avioni i tij privat u ul duke e prangosur. Rihanna dhe Rocky ishin duke u kthyer nga Barbados. Bëhet me dije gjithashtu se Rihanna ka dashur të shkonte në shtëpinë e tij në mëngjes dhe të merrte disa nga gjërat e saj, por policët nuk e lanë të hynte.

Tashmë artisti është lënë i lirë pasi pagoi 550,000 dollarë ndërkohë që polica po shqyrton çështjen dhe duhet të marrë një vendim së shpejti nëse do të ngrejë akuza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al