Lajmi i largimit të Florian Binajt nga spektakli ‘Portokalli’ erdhi krejt papritur shumë pranë nisjes së sezonit. Që më herët dihej largimi i Besit dhe Erionit, por i Florit nuk pritej dhe as që ishte menduar.
Anabel.al ka treguar se arsyeja që e ka detyruar Florin të marr vendimin e largimit ka qenë mosmarrëveshja mes tij dhe produksionit për kushte të ndryshme të rinovimit të kontratës.
Flori ka realizuar gati që prej fillimit të këtij emisioni role si i policit apo edhe i kryeministrit Edi Rama, role të cilat të cilat i kanë rezistuar kohës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al