Është zbuluar një nga arsyet e mungesës së Kanye West në Coachella 2022.
Edhe pse fituesi i Grammy-t ishte planifikuar të kryesonte listën e artistëve të festivalit muzikor, Kanye hoqi dorë vetëm disa ditë përpara se Coachella të niste. Një burim i afërt me Kanye i ka thënë E!News se reperi u largua nga festivali për t’u fokusuar tek vetja.
“Ka shumë presion dhe stres mbi të tani.“- ka thënë burimi duke shtuar gjithashtu se Kanye ka shpresa për të “riparuar” marrëdhënien e tij me Kim Kardashian. Marrëdhënia e tyre ishte e tensionuar gjatë javëve të fundit pas postimeve të tij publike për Kim dhe të dashurin e saj Pete Davidson. Postimet e ndryshme të Ye në media sociale bënë që Kim të kishte “shqetësim emocional”, sipas asaj që ajo i tha Gjykatës në kërkesën e divorcit.
Tanimë Kanye ka ndryshuar qasjen e tij ndaj ndarjes së tij me Kim duke u përpjekur t’i qëndrojë larg dhe të dëgjojë njerëzit përreth tij.
“Kanye e di se ajo që po bënte nuk funksiononte. Përfaqësuesi i tij i ri e inkurajoi atë të qëndrojë larg mediave sociale dhe internetit. Është jashtëzakonisht e pashëndetshme për të.”– ka thënë burimi.
Pas njoftimit të Kanye për të mos marrë pjesë në Coachella, organizatorët e festivalin njoftuan se The Weeknd dhe Swedish House Mafia do të zënë vendin e tij në ditët që ai ishte planifikuar të performonte në Indio, Kaliforni. Harry Styles dhe Billie Eilish janë gjithashtu në mesin e artistëve që do performojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al