7 Mars, 2022

Zbulohet asryeja që solli në Tiranë nënën e Rita Orës, këngëtarja nuk e fsheh krenarinë


Nëna e këngëtares së njohur me famë ndërkombëtare, Vera Ora ka marrë pjesë në festivalin ‘’FemFest’’ që është mbajtur në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur, Rita Ora e cila ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instgram të Verës teksa ishte në skenë e veshur e tëra në të zezë, ku dukej mjaft në formë teksa qëndronte para audiencës. Vera e cila me profesion është psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti një fjalim para të pranishmëve në festival.

 “Krenare për nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet FemFest një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita krah fotos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al