Ka disa ditë që është përhapur lajmi se spektakli i kërcimit “Dancing with the stars” do të rikthehet sërish në ekran. E gjithashtu pak nga pak po zbulohen edhe detaje të tjera.
Bëhet e ditur se spektakli do të nisë muajin tjetër, pra në mars dhe do që quhet “Dancing with the Stars Best”, shkruan “Blitz.al”.
Këtë vit “Dancing with the stars” do të realizohet në formën e një reality show dhe personazhet që do të konkurrojnë do të jenë 2 nga konkurrentët më të mirë të edicioneve të mëparshme.
Deri tani është zbuluar edhe se moderatore do të jetë Almeda Abazi, lajm të cilin ish-Miss Shqipëria nuk e ka konfirmuar ende.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al