5 Tetor, 2017

‘Zbulohet’ e vërteta, 3 shtatzënitë e motrave Kardashian nuk janë rastësore


Kim Kardashian, Khloe Kardashian, dhe Kylie Jenner janë shtatzënë në të njëjtën kohë dhe kjo në fakt i habiti të gjithë fansat e familjes. Të gjithë e dinë mjaft mirë se “koka” e të gjithë lëvizjeve të familjes është 61-vjeçarja Kriss Jenner, mamaja e tyre e cila ka një mendje të veçantë biznesi.

Sipas thashethemeve këto 3 shtatzëni nuk janë edhe aq rastësore, por një plan i mamasë së vajzave për të fituar jo pak, por 25 milionë dollarë në ditë.

Duke qenë se show televiziv “Keeping Up With The Kardashians” nuk solli shumë fitime sezonin e shkuar, Kriss ka menduar këtë metodë për të ngritur shikueshmërinë. Ajo e dinte se këto 3 shtatzëni do të shkaktonin drama, lot, konkurrencë dhe mbi të gjitha shumë para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al