20 Mars, 2022

Zbulohet gjinia, Arbana Osmani në pritje të një vajze/ Në muajin e pestë të shtatzënisë, moderatorja ende “fsheh” barkun


Arbana Osmani befasoi të gjithë mbrëmjen finale të “Big Brother” teksa pranoi shtatzëninë e saj të tretë. Mes emocioneve, moderatorja tha se këtë vit spektaklin e kishin prezantuar dy persona.

Që prej asaj dite, në rrjetet sociale Arbana poston foto dhe video nga rutina e saj si grua shtatzënë, por pak shfaq barkun e rrumbullakosur. Menjëherë në rrjet nisën edhe aludimet rreth gjinisë së bebit, që pritet të vijë në jetë gjatë verës. Patën nga ata që thanë se fakti që prej kohësh moderatorja është shfaqur e veshur me rozë, nënkupton se bebi është vajzë.

E ndonëse hipotezë pak e çuditshme, kishin të drejtë. Burime për “Panorama Plus” bënë me dije se Arbana Osmani është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe këtë herë moderatorja dhe regjisori do të bekohen me një vajzë. Pak javë më parë, Eduarti u shpreh se ende nuk e dinte se çfarë gjinie kishte fëmija i tyre, duke zgjedhur të ruajë edhe pak sekretin.

“Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë, sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm”, tha ai.

Që pas përfundimit të “Big Brother”, familja ka pushuar, duke mbledhur energjitë përpara ardhjes në jetë të vajzës së tyre. Pas Jonit dhe diellit, këtë herë një vogëlushe do të mbërrijë në familje, ku me gjasa do të ketë një emër shqiptar.

Nga ana tjetër, moderatorja u shpreh se do të qëndronte për disa kohë larg ekranit të madh, të paktën deri në startimin e “Big Brother Vip 2”. Ashtu si vetë Arbana pranoi, edicioni i dytë do të nisë në fund të janarit. Deri atëherë Arbanën do ta shohim të fokusuar te familja e saj dhe misioni si nënë e re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al