11 Dhjetor, 2017

Zbulohet kush do jetë e ftuara speciale e fundvitit në “Xing me Ermalin”


Festat e fundvitit janë fare pranë tashmë dhe siç është pritet nga publiku, programet më të ndjekura në ekranet shqiptare kanë nisur punën për surprizat e puntatave të fundit për 2017-ën. Për këtë po punon edhe stafi i emisionit “Xing me Ermalin” dhe siç ka treguar së fundmi moderatori Ermal Mamaqi, e ftuara e puntatës që do të transmetohet më 30 dhjetor do të jetë vërtet speciale.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shihet në skenën e emisionit gjatë provave, duke kënduar përkrah këngëtares Oreta Leka dhe vajzës së presidentit Ilir Meta, Era Meta.

Të tre dëgjohen teksa këndojnë këngën “Vetëm një fjalë” nga Elsa Lila, të cilën mesa duket do ta interpretojnë mbrëmjen e 30 dhjetorit, përkrah surprizave të tjera të mëdha./Xing/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al