26 Dhjetor, 2017

Zbulohet lidhja e Anaidit me moderatoren simpatike


Kujt ia kishte marrë mendja? Anaid Kaloti, fituesi i Big Brother 6, dhe moderatorja e njohur e InTv, Sara Kolami, janë çifti i ri në showbiz-in shqiptar. Ish-banori i Big Brother është përfolur për lidhjet e tij të dashurisë me vajzat e njohura të ekranit, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë Anaidi.

 Sipas revistës Class, Anaidi dhe Sara janë parë bashkë mbrëmë në Tiranë, në barin që Anaidi menaxhon prej disa kohësh, në një zonë mjaft të frekuentuar në kryeqytet.

Çifti kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje edhe të përqafuar pa shqetësimin më të vogël për sytë kureshtarë.

Nuk dihet sesa kohë kanë të lidhur, por me siguri, lidhja e tyre do të përgëzohet nga të gjithë dashamirësit. Simpatikë, energjikë, ambiciozë… Ai ia ka dalë të jetë i suksesshëm në biznes, ndërsa Sara në televizion po tregon çdo ditë e më shumë siguri televizive. Çift shumë simpatik.

 /Revista Class/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al