19 Mars, 2022

Zbulohet sëmundja e rëndë nga e cila vuan Fedez


Këngëtari i famshëm italian, Fedez lajmëroi ditën e djeshme se ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.  “Jam këtu për t’ju thënë se fatkeqësisht më është gjetur një problem shëndetësor, për fat të mirë e kam kapur në kohë, që përfshin një rrugë.

Një rrugë e rëndësishme që do të më duhet të ndjek dhe që do ta ndaj me ju. Jo tani, jo në këtë moment kur kam nevojë ta mbaj për familjen time, fëmijët e mi. Por ajo që më pëlqen të tregoj është se kur zbulova atë që zbulova, leximi i historive të të tjerëve më dha ngushëllim”. Fedez, 32 vjeç, ka ndarë në rrjetet sociale shqetësimin për sëmundjen nga e cila vuan. Ai nuk saktësoi se për çfarë patologjie bëhet fjalë, por në dhjetor 2019, e ftuar në La Confessione sul Nove, këngëtari tha:

“Jam në rrezik të sklerozës së shumëfishtë”. Bëhet me dije se artisti vuan nga Demielinimi, një fenomen që shkakton zhdukjen e mbështjellësve mielin të fibrave nervore: mund të jetë baza e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë. Ndërkohë që ditëne djeshme ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, blogerja, Chiara Ferragni. Ajo është shfaqur gjithashtu emocionale, por duke e mbështetur dhe madje ka kërkuar edhe suportin e ndjekësve.

“Dashuria e jetës sime @fedez ka nevojë për shumë suport këto ditë. Ne të duam më shumë se çdo gjë dashuria ime dhe ti do jesh mirë shumë shpejt, gjithmonë rrethuar nga dashuria e familjes tënde, miqve dhe njerëzve që të duan aq shumë”, ka shkruar Ferragni krah fotos. Edhe ndjekësit nuk kanë hezituar t’i përcjellin menjëherë shumë dashuri, ndonëse fakti se çfarë po ndodh në të vërtetë me të i ka bërë të gjithë kureshtarë për të kuptuar dhe ditur më shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al