4 Tetor, 2017

Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së themeluesit të ‘Playboy’


 

Hugh Hefner themeluesi legjendar i “Playboy” ndërroi jetën javën e kaluar në moshën 91-vjeçare.

Shkaku i vërtetë i vdekjes ishte arresti kardiak i ardhur si pasojë e një antibiotiku që ai merrte për bakterin E-coli. Në certifikatën e tij të vdekjes renditen një sërë arsyesh që shkaktuan vdekjen e tij, si arresti kardiak, problemet me frymëmarrjen dhe bakteri E-coli.

Hefner kishte dy vite që vuante nga një infeksion i pa treguar, deri në momentin e vdekjes që u mësua se bëhej fjalë për bakterin E-coli.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al