5 Tetor, 2017

Zbulohet “super vjehrra” e Floriana Garos, ajo është kryetarja e re e Aleancës Kuq e Zi


Ish-moderatorja e programit “Jo vetëm modë”, Floriana Garo tashmë ka nisur jetë të re në Gjenevë të Zvicrës, pranë të fejuarit avokat, 32-vjeçarit nga Tirana, Enis Daci.

Lajmin e ndryshimit të statusit nga “single” në “e fejuar” ish-miss-i e dha vetë për miqtë e saj me anë të një statusi në Facebook, ku e shprehte hapur se ndihej shumë e lumtur pranë partnerit të ri. Në një intervistë të fundit që dha në ekranin e TVSH-së, ajo tregoi se tani po përpiqej të ambientohej me jetën në Zvicër, duke e filluar përshtatjen me mësimin e gjuhës.

Ndërkohë sa i takon partnerit të ri Floriana është treguar paksa e rezervuar për të rrëfyer më shumë nga jeta e tij personale apo familjare. Ndërkohë Story.al zbulon pak më shumë nga anëtarët e familjes së Enisit, duke zbuluar se kush është vjehrra e Florianës.

Ajo është një zonjë simpatike, e cila së fundi është komentuar në media pasi është kryetarja e re femër e Aleancës “Kuq e Zi”, pak ditë pas dorëheqjes së parevokueshme të Kreshnik Spahiut. Strukturat e kësaj partie u ndryshuan dhe drejtimi iu besuar pikërisht Lumturi Ratkocerit. Në faqen zyrtare të “Aleanca Kuq e Zi” është publikuar dhe CV-ja e saj. Ndër të tjera thuhet se Lumturia është nënë e dy djemve 32-vjeçarit, avokat në Gjenevë dhe një djali 21-vjeçar, student në Universitetin e Gjenevës, të rritur në Gjenevë pasi Lumturia u vendos atje që në vitin 1991./Revista Story/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al