Disa ditë më parë nisi të qarkullonte në media një foto me pullë të kuqe e një prej drejtueseve të FRESSH në rrethe. Të shumtë ishin ata që e kritikuan vajzën dhe veprimin e saj të cilësuar të turpshëm, por, me sa duket, vijon të ketë ende vlerë ajo shprehja “miku i mirë duket në ditë të vështirë”.
Dhe këtë e ka treguar një prej miqve të vajzës, e cila pasi dërgoi pa dashje fotografinë e saj erotike në një grup në WhatsApp fshiu çdo llogari në rrjetet sociale, duke humbur kështu gjurmët për tu gjetur.
“Me Xhildën e supersulmuar. Njeriu është shok në ditën më të mirë dhe në ditën më të vështirë të jetës. Tallavaja e moralistave le të shpërthejë duke bërë si shenjtorë dhe duke kryqëzuar secilin”, – ka shkruar në Facebook një nga miqtë e vajzës.
Ai ka postuar edhe një foto me Xhildën e FRESSH dhe besojmë se ekspozimi i fytyrës së vajzës do të ketë qenë me dëshirën e saj, duke pasur parasysh se të rinjtë janë miq, shkruan “Joq”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al