Vera italiane më antike në botë ka afërsisht 6 000 vite ekzistencë . Mbetjet e saj janë gjetur në një qyp të madh të Epokës së Bakrit të zbuluar në një gropë pranë qytetit të Agrigento nga një grup ndërkombëtar studiuesish të koordinuar nga arkeologu Davide Tanasi i universitetit të Floridës Jugore, në të cilën morrën pjesë edhe Këshilli Kombëtar i Kërkimit (CNR), Universiteti i Katanias dhe ekspertët e Inspektimit të të Mirave Kulturore të Agrigento.
Zbulimi, i publikuar në revistën shkencore “Microchemical Journal”, tregon se vreshtaria dhe prodhimi i verës në Itali nuk ka filluar në Epokën e Bronxit, sikurse mendohej deri tani, por edhe 2 000 vite më parë sesa ajo epokë.
Këtë e kanë konfirmuar mbetjet kimike të mbetura në një qyp të gjetur në një gropë të Malit Kronio dhe që përkon me fillimin e mijëvjeçarit të IV para Krishtit. Aktualisht studiuesit po përpiqen të kuptojnë nëse kjo verë antike italiane ka qenë e kuqe apo e bardhë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al