7 Qershor, 2022

Zbuloi emrin e bebes? Dojna Mema sqaron ndjekësit: Është më shumë një…


Ndërsa është në muajt e fundit të shtatzënisë, moderatorja Dojna Mema nuk heziton të ndajë me ndjekësit detaje për pritjen e ëmbël.

Megjithatë, një detaj që ajo nuk kishte ndarë me ndjekësit ishte emri i fëmijës. Përmes disa postimeve në Instagram ajo tregoi progresin e shtatzanisë nëpërmjet një aplikacioni që regjistron javët dhe muajt.

Por ndjekësit detajistë vunë re se në program është i vendosur emri Dela. Menjëherë moderatorja ka marrë mesazhe ku ndjekësit e pyesin nëse është ky emri që kanë vendosur për foshnjën e saj.

Dojna ndau një nga mesazhet që ka marrë në llogarinë e saj, ku një ndjekëse e pyet për emrin.

“Në fakt është emri që më thërriste motra ime kur ishte e vogël se nuk e shqiptonte dot Dojna. Është më shumë një nofkë që më kthen në fëmijëri.”- tha ajo duke sqaruar kështu të vërtetën.

Dojna dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.

Ndërkohë, disa javë më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al