Adelina Tahiri javë më parë ka qenë e ftuar në “Zemër Luana”.
Aty ajo foli ekskluzivisht për bashkëshortin e saj duke zbuluar se martesa e tyre momentalisht po përjeton një krizë. Vetëm pak kohë pas kësaj deklarate që bëri bujë, këngëtarja e njohur nga Shkupi ka publikuar një këngë të re.
Kënga flet për ndarje dhe është një baladë e ndjerë dhe ndjekësve dhe fansave të saj menjëherë u shkoi mendja se kjo ishte një dedikim. Vet Adelina nuk ka folur dhe nuk ka zbuluar më se çfarë ka ndodhur me martesën e saj, por kohët e fundit kanë munguar fotografitë e përbashkëta por vazhdojn të figurojnë ato të vjetrat.
Gjatë një interviste në “Zemër Luana”, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nëkupohet për një problem mes tyre. Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al