20 Nëntor, 2024

Zbuloi se burri e tradhtonte, habit gruaja me rrëfimin: Vendosa të hakmerrem, bëra se*s me një djalë tjetër por…


Një grua ka rrëfyer se bëri seks me dikë vetëm për tu hakmarrë ndaj burrit të saj i cili e kishte tradhëtuar, por tani ajo ndihet në faj.

“Burri im është 34 vjeç dhe unë jam 32. Ne jemi bashkë prej katër vitesh. Po dyshoja se diçka nuk shkonte me  burrin tim sepse ai filloi të sillej në mënyrë të çuditshme, rrinte gjatë gjithë kohës në telefon dhe e perdorte në fshehtësi.

Më pas gjeta fatura në xhepat e tij për lule dhe dhurata që nuk ishin për mua. Kam gjetur mesazhe seksi në telefonin e tij me një grua tjetër. Doli se ishte dikush në ekipin e tij  në pijetore. Ai e mohoi tradhtinë derisa unë i tregova provat. Më tha se ishe një gabim nga ana e tij dhe nuk do ta bënte më, vazhdimisht më kërkonte falje,” u shpreh gruaja.

Mirëpo pasi zbuloi skandalin e burrit të saj ajo vendosi të hakmerrej duke gjetur dikë në rrjetet sociale për tu takuar dhe për të bërë seks.

Isha shumë e zemëruar më të dhe vendosa t’i bashkohem një faqeje interneti për të martuarit. Fola me një djalë për disa muaj dhe më pas vendosa ta takoj” vazhdon gruaja ndërsa shton se “seksi me të më shijoi edhe pse ishte për hakmarrje”.

Por mesa duket ndërgjegjja e gruas filloi më vonë të vihej në punë teksa mendoi se djali me të cilin kishte kryer marrëdhenie kishte një grua, dhe ajo njëjtë si gruaja u tradhëtua nga burri i saj, shkruan “The sun”.

“Pastaj u ndjeva në faj për gruan e këtij djali. Ajo është krejt e pafajshme dhe me siguri nuk e ka idenë se çfarë po bën burri i sajPse ndihem kështu? Supozohej të ishte seks hakmarrës, i shkurtër, i ëmbël dhe i lënë me aq, por në fakt ndihem e dështuar për këtë që kam bërë,” përfundon 32-vjeçarja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al