Ditën e djeshme u mësua se Cardi B dhe bashkëshorti i saj, Offset do të bëhen prindër për herë të dytë.
Këngëtarja me famë botërore tregoi barkun e rrumbullakosur teksa u ngjit në skenën e “BET Aëards”, shkruan “People”.
Mbrëmjen e djeshme, reperja 28-vjeçare ka publikuar disa foto të tjera me barkun e rrumbullakosur e në njërën prej tyre, ajo shfaqet topless duke pozuar në krahët e partnerit.
Përveç kësaj, aktorja ndau edhe një imazh tjetër me vajzën e tyre, Kulture, e cila shfaqet duke i vënë dorën mbi barkun e rrumbullakosur.
“E di se këta të dy do e duan shumë njëri-tjetrin dhe do të zihen shumë duke qenë se kanë vetëm 3 vite diferencë, njësoj si unë dhe Henny. Por diçka është e sigurt, se do i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit si askush tjetër”, shkroi Cardi B përkrah fotos me vajzën.
Megjithatë, reperja nuk e zbuloi gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë së shpejti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al