Një shef kompanie u ka dhënë katër ditë shtesë pushim në vit stafit të tij që nuk pi duhan. Don Bryden mori vendimin pasi zbuloi se disa punëtore bënin një orë në ditë pushim duke pirë cigare.
Ndërkohë, jo-duhanpirësit qëndronin në zyrë duke vazhduar me punën e tyre.
Bryden, i cili drejton firmën logjistike KCJ Training and Solutions Solutions në Stratton, Ëiltshire vendosi të fillojë vitin e ri me një politikë të re radikale.
“Kam vënë re punonjësit që pinë duhan. Ata pinë 4,5 ose 10 cigare në ditë dhe marrin nga 10 minuta kohë për të pirë një cigare. Gjatë këtyre pushimeve punonjësit e tjerë që nuk pinë duhan janë të gjithë në punë. Kështu që mendova se ata duhet të kompensohen,”– tha ai. “Pashë në mediat sociale një sugjerim kur thuhej se punonjësit që nuk pinë duhan duhet të kenë edhe katër ditë pushim ekstra. Kështu që vendosa ta zbatoj.”
Ndërsa shtoi se kjo mund të funksionojë që punonjësit e tjerë të lënë duhanin për të marrë edhe ata ditët e ekstra të pushimit.
“Çuditërisht, kur bëra njoftimin disa nga punëtorët thanë se edhe ata nuk do të pinë duhan më, por nuk e di a do të funksionojë,”– shtoi ai. “Nëse heqin dorë nga pirja e duhanit për 12 muaj, do t’u jap edhe katër ditë shtesë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al