18 Shtator, 2017

Zbuloni magjinë e dietës 1 javore anticelulit


Celuliti është një nga problemet më të mëdha të femrave dhe ndikon drejtpërdrejtë edhe në aspektet e tyre të vetëvlerësimit. Ai duket se është një fenomen global, pasi i prek të gjithë. Kush më shumë apo kush më pak , të gjitha kanë celulit dhe mënyrat natyrale për ta larguar atë gjenden sidomos në magjinë e dy frutave të ndryshme siç janë : ananasi dhe qitroja. Më poshtë po ju paraqesim dietën një javore anticelulit:

 

Dieta anticelulit

 

Mëngjesi

Alternoni propozimet e mëposhtme. Një gotë lëng ananas i freskët, një fetë buke të zezë me 10 g mjaltë ose një qitro të shtrydhur të freskët, dy feta biskotë me 10 gramë  marmelatë.

 

Të hënën

Drekë: 100 g proshutë viçi, me copa djathi parmixhiano, limon dhe një lugë vaj ulliri, 150 gramë sallatë mikse, me një lugë vaj ulliri, 50 gramë bukë të zezë; 200 gramë ananas të freskët.

Darkë: pure perimesh, 100 gramë mish pule, 30 gramë bukë e zezë, 200 g sallatë frutash të freskëta me feta qitro dhe ananasi natyral.

 

Të martën

Dreka: 200 gramë peshk zgare, me 50 gramë oriz të bardhë si garniturë, 100 gramë marule e përgatitur me një lugë vaj ulliri, 200 gramë ananas natyral.

Darkë: dy vezë surbull; 200 gramë sallatë miks, 40 gramë bukë e zezë, një qitro me feta, me një lugë sheqer.

 

Të mërkurën

Dreka: 50 gramë oriz me kunguj, 150 gramë sallatë deti, 30 gramë bukë të zezë, një fetë ananas.

Darka: 150 gramë gjoks pule, 200 gramë perime me një lugë vaj ulliri, 30 gramë bukë të zezë, një fetë ananas.

 

Të enjten

Dreka: 50 gramë makarona me domate, 100 gramë sallatë e përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe limon, 30 gramë bukë të zezë, sallatë frutash të freskëta.

Darka: 100 gramë gjizë, spinaq të zier dhe të përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe djathë, 30 gramë bukë e zezë dhe një banane.

Të premten

Dreka: sallatë me 100 gramë patate të ziera, 50 gramë misër, 150 gramë domate dhe një lugë vaj ulliri, 30 gramë bukë e zezë dhe 200 gramë ananas i freskët.

Darka: 150 gramë peshk zgare, 200 gramë lakër të përgatitur me një lugë vaj ulliri, 30 gramë bukë e zezë dhe një sallatë frutash me portokall dhe qitro.

 

Të shtunën

Dreka: 100 gramë biftek viçi; 200 g karota me copa djathi, një lugë vaj dhe limon për kënaqësi, 30 gramë bukë e zezë dhe një banane.

Darka: 100 gramë djath mozzarella, një racion sallatë miks e përgatitur me një një lugë vaj ulliri dhe limon, 50 gramë bukë e zezë, 200gramë ananas natyral.

Të dielën

Përsërisni një nga ditët e javës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al