Në dimër, gjërat vështirësohen kur bëhet fjalë për shëndetin tonë. Temperaturat e ulëta ndihmojnë në “shpërthimin” e viruseve dhe ftohjeve. Pra, duhet të përpiqeni edhe më shumë për të qenë të fortë dhe të shëndetshëm.
Dhe nëse gjithçka që keni në mendje është ushqimi i mirë, supat dhe vitaminat, mund të dëshironi të mendoni përsëri.
Sigurisht të gjitha sa më sipër kontribuojnë në krijimin e një mburoje të fortë kundër viruseve, por në presionin e përditshmërisë mund të harroni psikologjinë tuaj.
Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve raportojnë se rreth 13.7% – 16.6% prej nesh, ‘kapen’ nga një ftohje gjatë muajve të dimrit, e ka raste se kjo ndodh më shumë se një herë.
Nëse dikush kollitet, teshtin ose flet dhe ne jemi në të njëjtën dhomë me të ose edhe fizikisht përballë tij, atëherë do të thithim pika të vogla të ajrit dhe ka shumë mundësi që të sëmuremi.
Edhe sipërfaqet që prekim, dorezat e dyerve, aparati i kafesë, etj, janë vatra mikrobesh. Në përgjithësi, gjasat për t’u sëmurë janë rritur.
Çfarë roli luan psikologjia te viruset?
Lumturia dhe optimizmi
Sa më pozitiv disponimi ynë, aq më mirë mund të luftojmë ftohjen e zakonshme. Bazuar në hulumtimet përkatëse, njerëzit e lumtur mund të jenë më pak të prirur ndaj ftohjes .
Ndryshoni gjendjen tuaj mendore
Sigurisht, të gjithë do të sëmuremi në një moment. Edhe psikologjia më e mirë nuk na bën të paprekshëm. Megjithatë, ia vlen të krijohen mburoja ndaj kërcënimeve të jashtme, të cilat stimulojnë imunitetin tonë.
Këtu janë disa sugjerime të thjeshta për të reduktuar stresin dhe për të ngritur humorin tuaj:
Praktikimi i mirënjohjes
Pohojini vetes tri gjëra të mira çdo ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt, të forconi imazhin tuaj të mirë për veten dhe të kapërceni çdo shqetësim emocional.
Kjo ndihmon trurin tuaj të çlirojë serotoninën dhe dopaminën, kimikate që nxisin mirëqenien dhe humorin e mirë.
Ushtrimi
Studime të shumta mbështesin përfitimet e shumta të ushtrimeve në trup dhe mendje, duke përfshirë reduktimin e stresit.
Vetëdija
Praktika e ndërgjegjes do t’ju ushqejë me vetëdijen për të tashmen dhe atë që po ndodh në jetën tuaj. Në këtë mënyrë do të përqendroheni në të tashmen, do të kontrolloni emocionet tuaja dhe do të reduktoni stresin. Kështu, ju balanconi psikologjinë tuaj dhe të gjitha proceset që ndodhin në mendjen tuaj dhe mund t’ju ngatërrojnë.
Optimizoni shanset tuaja për të qëndruar të shëndetshëm duke praktikuar teknika të kujdesit për veten dhe menaxhimit të stresit çdo ditë. Në planin afatgjatë, do të zbuloni se jo vetëm që do të sëmureni më pak, por edhe kur ta bëni këtë, nuk do ta keni të vështirë të prejkeni nga viruset. Trupi juaj do të bëhet më elastik për sa kohë që është i lumtur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al