8 Shkurt, 2021

“Zemra ime filloi të rrahë me një tjetër ritëm”- Nëna e Ledri Vulës merr për herë të parë në krah Poem Blu


Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer në Kosovë së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu.

ledri vula, sara hoxha, xheraldina vula (3)

Kështu, e vogla është takuar edhe për herë të parë fizikisht me gjyshërit e saj.

E para që ndau këtë gëzim të madh ishte gjyshja Xheraldinë, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të ëmbël, që do ta ketë një ndër kujtimet më të bukura.

ledri vula, sara hoxha, xheraldina vula (2)

Ajo shihet duke mbajtur mbesën në krahë për herë të parë pas dy muajsh, që nga ardhja në jetë e Poem Blu.

… dhe ajo erdhi, dhe e bëri zemrën timë të shkrijë dhe të rrahë me një tjetër ritëm”,- shkroi gjyshja Xheraldinë krahas fotos së bukur.

ledri vula, sara hoxha, xheraldina vula (4)

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, zbuloi pak kohë më parë se emri i vajzës së saj ën fakt ka qenë një sugjerim nga ndjekësit.

sara hoxha ledri vula (7)

Ndër të tjera ajo ka treguar se ka lindur vetë dhe se procesi ka qenë i gjatë, pasi ka zgjatur 12 orë.

sara hoxha ledri vula (3)

Deri më tani, e vogla ka qenë në Gjermani, aty ku Sara ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj dhe ku e vogla erdhi në jetë.

sara hoxha ledri vula (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al