17 Mars, 2022

“Zemra ime, jemi këtu” Fedez tregon se është prekur nga një sëmundje, Chiara i ofron gjithë mbështetjen e saj


Chiara Ferragni dhe Fedez janë një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur për publikun Italian, por edhe atë shqiptar.

Sipërmarrësja e njohur dhe partneri i saj janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria e cila këtë muaj mbush plot 1 vit.

Dyshja janë shumë të afërt me fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale ku ndajnë shpesh momente nga përditshmëria dhe jeta profesionale.

Gjatë ditës së sotme, në njërin nga postimet e tij Fedez ka treguar se po përballet me një sëmundje, ku për fat të mirë e ka kapur atë në kohë e kështu tashmë është më mirë.

Reperi u shpreh se nuk është gati të zbulojë detaje, por me siguri do ta bëjë në të ardhmen sepse në “albumin me kujtime” që ka krijuar me ndjekësit, dëshiron të përcjellë edhe forcën e tij.

Jam gati të ballafaqohem, le të themi, me këtë aventurë të re që më prezantoi jeta,” thotë ai.

Pas tij, edhe Chiara ka reaguar në rrjetet  e saj sociale ku ka treguar edhe një herë mbështetjen e madhe për partnerin e saj, ku shton se ai është  fortë dhe se do ja dali përballë “kësaj lufte”.

“Dashuria e jetës sime, Fedez, ka nevojë për mbështetje shtesë këto ditë. Ne të duam më shumë se kurrë zemra ime dhe do të jesh mirë së shpejti, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e të gjithë familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë”-shkroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al