2 Nëntor, 2024

“Zemrat tona janë me të”- Pas humbjes së babait Jonida Vokshi mungon në skenën e BBV, Alaudin Hamiti shpreh ngushëllimin e ndjerë për moderatoren


Moderatorja e njohur Jonida Vokshi, jo më larg se tre ditë më parë u përball me një dhimbje të madhe. Aktorja humbi e babain e saj, i cili vuante nga demenca dhe prej disa kohësh ishte i shtruar në spital.

Jonida mungoi mbrëmjen e djeshme (1 nentor) ne spektalin e Big Brother Vip. Bashkëprezantuesi i saj Aludin Hamiti, teksa doli në skenë i vetëm shprehu ngushëllimet për babain e Jonidës.

Jonida ka përjetuar një humbje të rëndë ditët e fundit. Dhimbja është aq e thellë sa fjalët nuk mjaftojnë për ta shprehur. Ne i dërgojmë ngushëllime dhe i themi se mendja dhe zemra jonë janë me të në këtë periudhë të vështirë,” u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al