13 Shtator, 2017

Zënka me Tunën, rrëfehet më në fund Jonida Maliqi


Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’, ku u intervistua nga moderatorët Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema për jetën e saj si blogere, karrierën në muzikë dhe pasionet që e mbajnë në formë dhe të gjallëruar gjithmonë.

Krahas këtyre impenjimeve të saj në muzikë dhe fashion, në studion e  emisionit u fol edhe për një zënkë të saj të mundshëm me kolegen e saj, Tunën.

E ngacmuar nga moderatori Kadilli me pyetjen se thuhej që ajo dhe bashkëpunëtorja e saj në këngën ‘Forca e Femrës’ kishin pasur një zënkë, Maliqi mohoi gjithçka. ‘Jo, nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë dhe madje përfitoj nga rasti për ta uruar për mëmësinë.’- u shpreh këngëtarja e njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al