11 Mars, 2022

Zhurmë, përplasje dhe krisje miqësie! Meridian Ramçaj tregon çfarë e lëndoi pas “Big Brother VIP” dhe bisedat me Beatrix Ramosajn


Pjesëmarrja e Meridian Ramçaj në “Big Brother VIP” duket se ka shkaktuar edhe më shumë bujë se pjesëmarrja e tij në “Big Brother Albania 7” ku arriti deri në finale. E ndonëse formati tashmë ka mbaruar diskutimet dhe dinamikat e tij vijojnë ende. Sot Meridiani ka folur rreth disa të pathënave dhe se si po vijon jeta e tij pas daljes nga reality-show.

 Një nga debatet më të ashpra që ai ka patur ka qenë ai me Donald Veshajn. Madje edhe pas daljes u përplas virtualisht me vëllain e tij Romeon. I ftuar në “Ftesë në 5”, Meridiani tha se me Donaldin sot nuk ka asnjë kontakt por ka folur me Beatrixën me të cilën u shpreh se ka të njëjtat raporte si në shtëpinë e famshme.

“Ka patur njerëz që për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit më kanë ofenduar dhe kur u ndanë më kërkuan falje. Unë doja që njerëzit t’i njohur kur kanë pushtet dhe pasuri. Dhe kur njerëzit merrnin pushtet tjetërsoheshin. Rasti konkret është Donaldi. Unë nuk kam asnjë kontakt me të tani që jam jashtë por brenda nuk më ka pëlqyer. Me ata që kam folur ne shtëpi flas ende, përfshirë edhe Beatrix. Me të kam folur shumë me mesazhe. I kemi thënë njëri-tjetrit të njëjtat fjala të mira që kemi thënë brenda.”

Këngëtarja sipas tij është njeriu me zemrën më të mirë që ai ka njohur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ndërsa lojën e Donaldit ai e përshkroi si “të vrasim natën, të qajmë ditën”.

Megjithatë, Donaldi nuk është i vetmi person me të cilin ai nuk ka kontakte. Duket se edhe miqësia që ka patur me Arjolën dikur dhe që u kris në “Big Brother VIP” nuk është më si më parë. Ndonëse Meridiani refuzoi të bënte komente për aktoren, nga fjalët e tij u kuptua se raportet mes tyre janë shumë të ftohta ose mungojnë totalisht.

“Për Arjolën nuk dua të bëjë asnjë koment. Nuk ka ndodhur gjë por unë nuk e rrëzoj gotën e verës me atë që e pi. Big Brother VIP zgjat katër muaj dhe jeta vazhdon. Nuk dua të bëj asnjë koment.”

Ndërkohë, Einxhel tha se e konsideron “fallxhore” sepse ka patur shumë informacione, kurse për Monikën tha se ka qenë “politikane” në reality-show ndonëse tanimë tregoi se kanë raporte të mira. Kurse për Ilirin foli me superlativa dhe tha se vijojnë ende miqësinë e tyre.

Mes të tjerash në intervistën e tij, Meridiani tregoi edhe se një nga gjërat që e ka lënduar më shumë pas daljes ka qenë keqinterpretimi që i është bërë njërës prej deklaratave të tij.

“Një nga gjërat që më ka vrarë shumë është fakti që diskutohet se unë nuk bëj fëmijë dhe kam dashur ta sqaroj. E gjitha nisi nga një bisedë që kam patur me Monikën. Unë kam thënë se kemi 5-6 vite që me të fejuarën endemi spitaleve se kemi patur prindërit sëmurë. Ndaj vendosëm tu përkushtohemi atyre për momentin, pra prindërve tanë dhe të mos krijojmë ende familjen tonë. Dhe kur menduam se ramë në paqe unë humba të atin. Dhe interpretimi që iu bë kësaj deklarate më ka lënduar sepse ka prekur edhe familjarët e mi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al