11 Janar, 2025

Zjarret në Los Angeles/ Shpërthen në lot Jennifer Garner: Shoqja ime nuk ja doli dot


Aktorja Jennifer Garner është përlotur në një intervistë teksa ka treguar se një shoqja e saj ka humbur jetën t në zjarret shkatërruese që përfshinë gjithë Los Angeles.

Shoqja ime nuk ia doli të shpëtonte. Jam e trishtuar për miqtë e mi. Most ë përmendim pastaj njëqind prej tyre që humbën shtëpitë e tyre”, tha ajo.

Gjatë bisedës, Garner kujtoi gjithashtu se si dukej rruga dhe lagjja ku jetonte shoqja e saj. Së bashku me të në intervistë mori pjesë shefi i kuzhinës Jose Andres, i cili është themeluesi i organizatës joqeveritare Ëorld Central Kitchen, e cila u siguron ushqim të prekurve nga zjarret në të gjithë Los Angelesit.

Gjithashtu, Jennifer Garner iu bashkua vullnetarizmit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për zjarrfikësit që luftonin zjarret në Los Angeles.

Garner ka qenë ambasadore e “Save the Children” për 15 vjet dhe është  përfshirë shpesh në disa organizata jofitimprurëse.

Ajo dhe ish-bashkëshorti Ben Affleck bashkuan forcat gjatë Ditës së Falënderimeve për të ndihmuar 2000  të pastrehë në Los Angeles me ushqim.

Më shumë se 100,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura pasi zjarret vazhdojnë të rriten për shkak të erërave të forta. Zjarret shkatërruan rreth 30,000 hektarë tokë, duke lënë mijëra ndërtesa në gërmadha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al