6 Nëntor, 2017

Zonat joklasike erogjene, si t’i stimuloni për të ndezur pasionin dhe partneren


Keni në dispozicion gjithë trupin e të dashurës suaj. Provokojeni, putheni, kafshojeni, përkëdheleni dhe ‘ndizeni’atë. Gjithmonë keni dashur të jeni zotërues i trupit të të dashurës suaj, mirëpo keni shmangur disa pjesë, të cilat nuk janë zona klasike erogjene (siç janë ato të zakonshmet: qafa, gjinjtë apo klitorisi)?Shumica e mbaresave nervore gjenden në ato zona, mirëpo ju keni në dispozicion gjithë trupin.

Pse të kufizoheni vetëm në disa centimetra të lëkurës? Përshkojini me gishta ose me gjuhë disa pjesë të tjera të trupit të partneres suaj.

Flokët

Femrat u kushtojnë shumë rëndësi flokëve. Ato duhet të jenë të pastra, të krehura, të rregulluara dhe me aromë të këndshme. Merruni erë flokëve dhe ngadalë përshkojini me gishta. Në këtë mënyrë do t’i aktivizoni mbaresat nervore në kokë dhe ajo do të ngacmohet. Me lëvizje rrethore masazhojeni kokën nga qafa deri te balli. Pjesa e kokës pas veshëve është pika ku duhet të përqendroheni.

Qafa

Kur t’ia masazhoni kokën, ngrini flokët dhe me butësi, thuajse të pandjeshme, putheni në qafë. Shfrytëzojini buzët. Kur të arrini nivelin e caktuar të nxehjes, mund edhe ta kafshoni pak.

Pjesa e pasme e gjunjëve

Askujt nuk do t’i kishte rënë ndërmend që ta stimulonte këtë pjesë, por ndjesia është fantastike. Butësisht përkëdheleni pjesën e pasme të gjurit me gishta.

Klavikula

Shpesh ndodh që të mos i kushtohet rëndësi klavikulës, mirëpo ndërsa po ia hapni këmishën, zbulojeni këtë pjesë dhe mbajini buzët aty. Teksa po e puthni ngadalë nga njëra anë, me majat e gishtave përshkojeni anën tjetër të qafës. Përkushtojuni zonës pas veshit dhe përkëdheleni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al