Bordi i Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për blerjen e kompanisë, me një shifër prej 44 miliardë dollarë.
Musk bëri ofertën marramendëse më pak se dy javë më parë duke deklaruar se ai është personi i duhur për të zhbllokuar potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj kompanie në median sociale.
Ai ka sugjeruar një sërë ndryshimesh që nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri te zhdukja e llogarive false.
Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionerëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.
Musk është njeriu më i pasur në botë sipas revistës Forbes, me një pasuri që kap vlerën prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.
“Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit,” tha Musk.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al