Paparazzi/ Dashnor Sula protagonist i përplasjeve me Gardën dhe FNSH! Akrobacitë e demokratit për t’u futur në Kuvend

Oct 19, 2024 | 15:52
SHPËRNDAJE

Ditën e enjte pamë sesi deputeti i qarkut të Elbasanit, Dash Sula e kishte ndarë mendjen për t’u futur në Parlament, pavarësisht gardistëve që se lejonin.

dashnor sula proteste kuvend garda7

Të shumtë kanë qenë përballjet e tij fizike, duke bërë që shpesh herë të ndalohej edhe me forcë nga ana e gardistëve. Si një ndër deputetët më aktiv, Sula nuk është dorëzuar për asnjë moment, madje duke djegur edhe xhaketën e tij.

dashnor sula proteste kuvend garda1

Shpesh herë, pranë tij shkonin edhe kolegët, që e ndihmonin për të kaluar në anën tjetër të gardhit, një mision ky thuajse i pamundur. Megjithatë, ajo që vumë re, në mes të gjithë të kësaj rrëmuje, ishte fakti se deputeti nuk e kishte humbur për asnjë moment buzëqeshjen e tij.

Teksa përplasjet kanë qenë të forta, dhe shpesh herë është lënë edhe i vetëm përballë gardistëve, Sula përgjatë gjithë kohës shfaqej me një buzëqeshje në fytyrë.

dashnor sula proteste kuvend garda3 dashnor sula proteste kuvend garda4 dashnor sula proteste kuvend garda5 dashnor sula proteste kuvend garda6 dashnor sula proteste kuvend garda7 dashnor sula proteste kuvend garda8 dashnor sula dashnor sula proteste kuvend garda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura