Paparazzi/ Saimir Kodra në publik me gruan dhe djalin! Agron Llakaj u rikthehet eventeve!

Dec 14, 2024 | 20:55
SHPËRNDAJE

saimir kodra

FIFI MERR ME VETE KUDO ADISIN

Ku është Fifi është gjithnjë edhe Adisi. Çifti, që prej më shumë sesa dy vitesh janë bashkë, kanë treguar se janë të pandarë nga njëri-tjetri.

fifi adis patushi3

Këngëtarja konkurroi në “Kënga Magjike”, duke shënuar kështu edhe rikthimin e saj në kompeticionet muzikore në vendin tonë.

fifi adis patushi

E nëse në skenë i duhet të jetë e vetme, kudo pas performancës ajo është nën shoqërinë e partnerit të saj. Paparaci ynë, ka mundur të shkëpusë një foto të çiftit, teksa kanë qenë duke pritur pikët nga kolegët, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

fifi adis patushi1

Si gjithnjë, Adisi është tejet i kujdesshëm për partneren e tij, duke u përpjekur që t’i vijë në ndihmë me gjithçka që mundet.

SAJMIR KODRA NË PUBLIK ME GRUAN DHE DJALIN

Me Sajmir Kodrën jemi mësuar ta kemi për natë në ekran. Prej shumë vitesh, ai është padyshim ndër moderatorët më të afirmuar të ekraneve tona, ku edhe drejton emision investigativ.

samir kodra familja bashkeshorte djali

Por vetë, Kodra është një natyrë shumë e tërhequr nga jeta publike, duke preferuar që të përqendrohet vetëm tek angazhimet e tij profesionale. Por mesa duket kur vjen puna për të shijuar një Festival, Sajmiri jo vetëm që merr pjesë, por zgjedh që të shoqërohet nga e gjithë familja.

samir kodra familja bashkeshorte djali1

Për herë të parë, pas shumë kohësh, moderatori është fotografuar në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe djalit. Mesa duket ky është ndër ato evente, që Sajmiri ka preferuar ta shijojë me gjithë familjen e tij.

ENI ÇOBANI SHIJON FESTIVALIN NË SHOQËRINË E FAMILJES

Kush nuk e njeh Eni Çobanin. Prej më shumë sesa 10 vitesh, ajo drejton “Shihemi në Gjyq”, një format të dashur për shqiptarët. Ndonëse është gjithnjë e përfshirë në problemet që shkojnë në studio, ajo gjen edhe pak kohë për të shijuar eventet e Tiranës.

eni cobani

Në finalen e “Këngës Magjike”, Eni Çobani shoqërohej nga bashkëshorti dhe djali i saj. Sa i përket jetës private, Eni ka qenë gjithnjë e tërhequr nga media dhe nga rrjetet sociale, duke preferuar që mos t’i ekspozojë shumë. Ndaj edhe çdo foto e saj familjare përbën shumë kuriozitet për publikun.

eni cobani1

AGRON LLAKAJ U RIKTHEHET EVENTEVE, SHOQËROHET NGA VAJZA DHE MBESA

Vetëm pak muaj më parë, Agron Llakaj është përballur me humbjen e bashkëshortes së tij. Që prej asaj dite, aktori i mirënjohur, na ka emocionuar të gjithëve me postimet rrëqethëse që bën për bashkëshorten.

agron llakaj mbesa vajza

Por, pavarësisht dhimbjes, ai i është rikthyer karrierës së tij, por edhe jetës sociale. Në natën finale të Kënga Magjike, Agron Llakaj ka qenë i pranishëm, ku edhe shoqërohej nga vajza e tij dhe mbesa.

Që pas humbjes që pësoi, aktori i mirënjohur qëndron edhe më pranë me familjen e tij, duke zbutur kështu dhimbjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura