Paralajmërimet e Trump, kancelari Scholz: Bashkimi Europian mund të reagojë me tarifat e veta

Feb 3, 2025 | 14:10
SHPËRNDAJE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me paralajmërimet e Donald Trump, për rritjen e tarifave ndaj vendeve të Bashkimit Europian.

scholz

Shcholz, ka deklaruar se SHBA përfitojnë nga tregtia e përbashkët, por gjithashtu shtoi se BE është zonë e fortë ekonomike dhe të përgjigjet me tarifat e veta.

Ne do të kemi diskutime intensive për bashkëpunimin tonë me SHBA-në.  Si SHBA-ja dhe Europa përfitojnë nga tregtia e mallrave dhe shërbimeve.

Nëse politikat tregtare e bëjnë këtë më të vështirë, do të jetë keq për SHBA-në dhe Evropën.

Ajo që është e qartë është se si një zonë e fortë ekonomike, ne mund të formojmë politikat tona dhe t’i përgjigjemi tarifave me tarifat tona. Kjo është diçka që ne duhet dhe do të bëjmë”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se “qëllimi duhet të jetë të vazhdohet në një mënyrë që përfundimisht të çojë në bashkëpunim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura