Paralajmërimi i Trump ndaj vendeve të BRICS, Peskov: Dollari është bërë jo tërheqës si valutë

Dec 2, 2024 | 14:07
SHPËRNDAJE

Moska zytare ka reguar të hënën kunder propozimit te Donald Trup per te detyuar vendet e BRICS të përdorin dollarin amerikan dhe jo te krijojnë një monedhe te re. Sipas Kremlinit çdo tentative per t’iu imponuar vendeve te BRICS kthehet mbrapsht SHBA-ve, pasi Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa ndaj tyre, raporton Reuters.

Fillimisht, grupi BRICS përfshinte Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, por më vonë grupi u zgjerua dhe tani përfshin Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Afrikën e Jugut.


peskov

“Gjithnjë e më shumë vendet po kthehen në përdorimin e monedhës së tyre kombëtare për tregtinë dhe aktivitetet e tyre ekonomike ndërkombëtare,” u tha Dimitri Peskov gazetarëve.

“Nëse SHBA përdor fuqinë ekonomike, për të detyruar vendet të përdorin dollarin, kjo do të forconte më tej trendin e kalimit në monedhat kombëtare (në tregtinë ndërkombëtare),” tha Peskov.

“Dollari është bërë jo tërheqës si valutë rezervë për një sërë vendesh”, përfundoi ai.

Trump të shtunën kërkoi që vendet anëtare të BRICS të angazhohen të mos krijojnë një monedhë të re ose të mbështesin një monedhë tjetër që do të zëvendësonte dollarin amerikan, duke thënë se përndryshe do të përballeshin me tarifa 100%.

Fillimisht, grupi BRICS përfshinte Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, por më vonë grupi u zgjerua dhe tani përfshin Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Afrikën e Jugut.

Organizata nuk ka një monedhë të përbashkët, por diskutimet e gjata për këtë çështje kanë filluar të fitojnë terren, veçanërisht pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Megjithatë, vlen të theksohet se hulumtimi i Qendrës së Këshillit Atlantik për Gjeoekonominë tregoi këtë vit se dollari amerikan mbetet monedha rezervë dominuese në mbarë botën dhe se as euro dhe as vendet e BRICS nuk kanë qenë në gjendje të reduktojnë varësinë globale nga dollari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura