Paralajmërimi i Viktor Orban: Nëse fenomeni i emigrantëve të paligjshëm vazhdon, ne do t’i çojmë ata në BE dhe do t’i lëmë para zyrave në Bruksel

Oct 6, 2024 | 16:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri hungarez Viktor Orban, në një tubim ka thënë se nëse imigrimi i parregullt në Evropë vazhdon, ai do t’i sjellë emigrantët në Bruksel dhe do t’i hedhë përpara zyrave të BE-së.

orban

Emigrantët nga Budapesti do t’i sjellim në Bruksel dhe do t’i lëmë para zyrave në Bruksel. Nëse i duan ata emigrantë, le t’i mbajnë!”, tha Orban me duartrokitje të forta nga anëtarët e Lidhjes dhe thirrjet e ‘Orban Orban Orban’.

Më tej ai shtoi: “Mos besoni se është e pamundur, ne jemi shembulli i gjallë”, duke kujtuar se “në Hungari numri i emigrantëve është zero, ne nuk ua dorëzojmë vendin tonë të tjerëve.

Ne nuk i lejojmë të hyjnë ilegalët, ne mbrojmë kufijtë.

Ata që duan të hyjnë duhet të presin leje dhe duhet ta bëjnë jashtë kufijve tanë”, dhe për politikat sociale që “në vendin tonë babai është burrë dhe nëna është grua dhe kjo mbetet kështu edhe nëse e majta ndërkombëtare është kundër tij.

 Sot Hungaria është vendi më i sigurt në Evropë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura