Paralajmëron SHBA: Rreziku i përshkallëzimit  të luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut është më serioz pas sulmeve ndërkufitare

Sep 21, 2024 | 17:24
SHPËRNDAJE

Rreziku i përshkallëzimit midis Izraelit dhe Hezbollahut është me serioz pas sulmeve ndërkufitare të kësaj jave, u tha gazetarëve këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

sulmet

Sulmi i djeshëm izraelit në Bejrutin jugor vrau disa komandantë të lartë të Hezbollahut, ndërsa zyrtarët libanezë thonë se 37 persona kanë vdekur.

“Rreziku i përshkallëzimit është real. Ka qenë që nga 7 tetori. Ka momente ku është më akut se të tjerët. Mendoj se jemi në një nga ato momente ku është më serioz.”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura