Parandalohet ngjarja e rëndë në ambientet e shërbimit të dializës, një pacient tenton t’i vërë flakën vetes dhe repartit me benzinë

Jan 30, 2025 | 13:17
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në shërbimin e dializës në Korçë.

policia

Sipas informacioneve nga News24, një pacient i identifikuar si Kujtim Mero, ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Në momentin e ngjarjes ka qenë stafi mjekësor dhe disa pacientë, por fatmirësisht pati një ndërhyrje të menjëhershme edhe të forcave të policisë, të cilët bënë të mundur ndërhyrjen për të parandaluar një tragjedi.

Mero është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Korçë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Korçës, në repartin e dializës, shtetasi K. M., pacient në këtë repart, ka tentuar të hedhë lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë dhe e pacientëve të tjerë ka bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura