Parandalohet ngjarja kriminale/ Arrestohet 60-vjeçari që dhunonte bashkëshorten dhe kërcënonte fëmijët me armë zjarri! Në banesë u gjetën automatikë dhe municion luftarak

Oct 28, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kukës, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe se kërcënonte me armë zjarri fëmijët.

kukesUniformat blu bëjnë me dije se falë ndërhyrjes në kohë të policisë është parandaluar një ngjarje kriminale në familje.

Gjatë kontrolleve në banesën e 60-vjeçarit, policia gjeti 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S. dhe në vendin afër banesës, ku ai u kap në flagrancë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Reaction”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje, në fshatin Arrën.

Arrestohet në flagrancë 60-vjeçari që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes të tij, si dhe kanoste atë dhe fëmijët e tyre, me armë zjarri.

Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municion luftarak, që i posedonte 60-vjeçari, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 60 vjeç, banues në fshatin Arrën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S. dhe në vendin afër banesës, ku ai u kap në flagrancë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura