Falë ndërhyrjes së policisë në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes disa të rinjve në Velipojë.
Policia njofton se ka arrestuar një 19-vjeçar, në tentativë për të goditur me thkë një 22-vjeçar, pasi konfliktuar me grushte.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një parkim në qendër të Velipojës.
Nën hetim është vënë edhe 22 vjeçari, pasi ka goditur me grushte të riun gjatë konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Velipojë/Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa të rinjve, që mund të sillte pasoja për jetën.
Goditi me grushte një shtetas 22 vjeç, kapet nga Policia, sapo nxorri mjetin prerës (thikë) për ta përdorur në konflikt, dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Procedohet penalisht 22-vjeçari, pasi ka goditur me grushte, 19-vjeçarin.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa të rinjve, për motive të dobëta, në vendparkimin e automjeteve, në një subjekt në qendër të Velipojës, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.
Si rezultat, u kap sapo kishte nxjerrë nga automjeti, mjetin prerës (thikë), për ta përdorur në konflikt, dhe u arrestua shtetasi K. S., 19 vjeç.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. T., 22 vjeç, pasi gjatë konfliktit, ka goditur me grushte të arrestuarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al