Dashi
Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar dhe nëse keni hasur në vështirësi, është momenti i rikuperimit. Mundohuni që të mos izoloheni dhe të rrini pranë njerëzve të cilët i keni përzemër.
Demi
Mos u lodhni shumë gjatë kësaj dite. Në dashuri jeni përballur me një sërë problemesh, por tani do të gjejnë zgjidhje. Mundohuni që të shmangni debatet dhe problemet.
Binjakët
Ju pret një ditë mjaft e ngarkuar, pasi asgjë nuk do të ecë siç dëshironi. Duhet të mundoheni që të ruani qetësinë, edhe pse si në punë edhe në dashuri, mund të ketë probleme dhe debate.
Gaforrja
Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar, por dita nuk do të jetë aspak e keqe. Keni dalë nga një histori dashurie dhe nuk arrini që ti besoni askujt. Ndërsa puna, parashikohet mjaft e favorshme.
Luani
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive sa i takon emocioneve. Bëni mirë që të mos rrezikoni, sidomos lidhur me çështjet ekonomike. Ndërsa në punë është momenti për të reflektuar.
Virgjëresha
Mundohuni që të mbani nën kontroll dëshirën për tu përfshirë në debate, ndaj mundohuni që të rrini larg polemikave. Në punë, nuk do arrini që të keni stabilitetin që kërkoni.
Peshorja
Në dashuri nuk është e thënë që të jeni ju që duhet të bëni gjithmonë në shumë. Nëse jeni vetëm, mund të ketë zhvillime të reja. Nëse përballeni me persona që nuk e mbajnë fjalën, do të inatoseni.
Akrepi
Dita e sotme do të jetë mjaft pozitive për dashurinë. Nëse jeni përballur me debate, ka ardhure momenti për të bërë paqe. Këshillohet që të shmangni polemikat në punë. Mundohuni që të mos tensionoheni.
Shigjetari
Në dashuri duhet të jeni të ndershëm dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Parashikohen keqkuptime dhe debate të vogla. Saturni do të ushqejë dëshirën për ndryshim.
Bricjapi
Pranina e Hënës në shenjën tuaj do të bëjë që kjo fundjavë ta sjellë më pranë njeriun e zemrës. Pavarësisht kaosit të momentit, do të arrini që të gjeni zgjidhje. Puna do të ecë mirë.
Ujori
Kjo ditë premton shumë në dashuri. Mundohuni që të mos përfshiheni në polemika, pasi kjo gjë mund t’iu krijojë probleme. Ju pret një ditë e lodhshme, ndaj mundohuni që të relaksoheni.
Peshqit
Dashuria do të jetë e vështirë dhe stresuese nëse prej pak kohësh keni mbyllur një histori. Ka shumë pasiguri, pasi nuk e dini se çfarë ndjeni. Në punë, ky është momenti për të planifikuar pushimet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al