Dashi
Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’iu përkushtuar vetes dhe miqve tuaj. Mundohuni të mos e mbingarkoni veten me punë. Një person nën shenjën e Dashit ju jep mbështjetje.
Demi
Përkushtojini vetes dhe përgjegjësive tuaja sepse kjo është periudha ideale për të përfunduar gjithçka që ju ka mbetur nga më parë. Një bisedë e rëndësishme telefonike me një person nën shenjën e Peshqve. Shëndeti është i shkëlqyer.
Binjakët
Energjia juaj është shumë e dobët, përqendrohuni te vetja dhe nevojat tuaja. Bëhuni personi më i rëndësishëm sot dhe mos e kënaqni shumë partnerin. Probleme me shpinën.
Gaforrja
Familja juaj është një barrë e madhe dhe është mirë të shprehni opinionin tuaj publikisht. Ana e biznesit ju mbingarkon, sidomos marrëdhënia me një person nën shenjën e Bricjapit. Bëni një listë prioritetesh.
Luani
Sot ndiheni në humor shumë të mirë dhe kjo ju shtyn energjinë. Do të bëni shumë gjera që nuk i keni planifikuar. Partneri juaj është një mbështetje e madhe. Dhimbje koke gjatë mbrëmjes.
Virgjëresha
Emocionet e forta ju shtyjnë gjatë gjithë ditës dhe do të jeni të fokusuar tek të tjerët. Mos jini shumë të rezervuar për nevojat tuaja. Lajme të mira nga jashtë deri në fund të ditës.
Peshorja
Gjatë ditës është e mundur një telefonatë nga një person nën shenjën e Dashit. Është një bisedë shumë e rëndësishme sa i përket punës dhe bashkëpunimit në biznes. Mbështetje e madhe vjen nga partnerët.
Akrepi
Energjia juaj është shumë e paqëndrueshme dhe sot këshilla më e mirë është të jeni në një edicion shtëpiak. Është e rëndësishme të bëni një gjumë të mirë dhe të pushoni mendërisht dhe fizikisht.
Shigjetari
Kjo është një periudhë ideale për t’u takuar me shoqërinë dhe për të shijuar energjinë e njerëzve të dashur. Partneriteti është shumë i paqëndrueshëm dhe ua lëni juve të merreni me të në ditët në vijim.
Bricjapi
Lajme të mira nga familja deri në fund të ditës. Do të jeni të zënë me informacione të reja në lidhje me punën. Një thirrje nga një person nën shenjën e Peshqve është e mundur. Shëndeti është i shkëlqyer.
Ujori
Sot do të ishte mirë të përkushtoheshit fizikisht. Nëse mundeni, do të ishte mirë të shkoni në një spa ose pishinë. Mos e ngarkoni veten shumë emocionalisht me të tjerët.
Peshqit
Kokëfortësia nuk është tipari juaj, por sot do jetë shumë e theksuar me ju në lidhje me punën. Situata e dashurisë është e favorshme dhe partneri juaj ju mbështet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al